E Diel, 1 Nëntor 2026

Strukturat ilegale serbe rrethojnë me hekura Komunën e Zubin Potokut, një ditë pas paralajmërimit të Vuçiç

Strukturat ilegale serbe rrethojnë me hekura Komunën e Zubin Potokut,

Strukturat paralele ilegale serbe kanë filluar përgatitjen për të penguar qytetarët të marrin shërbim në objektin e Komunës së Zubin Potokut, ku pritet të betohet kryetari i ri, Izmir Zeqiri, raporton KosovaPress.

Burime të medias kosovare kanë bërë të ditur se në derën kryesore të objektit komunal në Zubin Potok disa persona tashmë kanë filluar të vendosin rrethoja prej hekuri.

“Sot janë parë disa persona në hyrje të objektit të Komunës duke vendosur rrethoja prej hekuri”, ka thënë burimi.

E ashtuquajtura “rezistencë” serbe vjen vetëm një ditë pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç se do të ketë “krizë të madhe” në veri të Kosovës. Ai ka akuzuar ndërkombëtarët se po mbështesin kryeministrin Albin Kurti, për të shuar pikërisht “rezistencën e serbëve”.

Kujtojmë se zgjedhjet në katër komunat veriore u mbajtën më 23 prill. Serbia vazhdimisht apeloi serbët të mos dalin në votime. Si pasojë e presionit të Beogradit zyrtar, edhe kryetari i Partisë së Serbëve, Aleksandër Jabllanoviq është tërhequr nga gara zgjedhore.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›