E Diel, 1 Nëntor 2026

Studentet e Shkelqyer stazh me pagese ne Bashki

TIRANE- Duke filluar qe nga janari i vitit 2011 84 studentet e Universitetit te Tiranes te cilet u vleresuan dje me medalje ari do te mund te fillojne stazhin me pagese prane bashkise se Tiranes. Ky premtim eshte bere nga vete kreu i bashkise Lulzim Basha i cili ka qene i pranishem ne ceremonine e rastit te zhvilluar nga Universiteti i Tiranes dhe Rrjeti i Studenteve Ekselente. Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha i konsideroi 84 studentet me medalje ari si aset te vyer per boten akademikepor edhe per qytetin.

Ai gjithashtu beri te ditur se nga burimet e Bashkise te pakten 1 milione euro do te adresohen per praktiken e studeteve pas mbarimit te shkolles. Ne kete kuader
kreu i Bashkise beri te ditur vendimin per tu mundesuar stazh me pagese ne Bashkine e Tiranes institucione te tjera publike ne sektorin privat duke filluar nga java e pare e janarit per 84 studentet e diplomuar dje. Perfitoj nga prania e dy profesoreve te nderuar anetare te keshillit Shezai Rrokaj dhe Dhori Kule dhe shpreh besimin tim se pas dy javesh keshilli bashkiak do te miratoje propozimin tim per buxhetin e vitit 2012 ku Bashkia e Tiranes do te ngreje nje fond per praktiken e studenteve pas mbarimit te shkolles. Praktika sic kam premtuar do te jete stacion kalimi drejt punesimit te profesionisteve te rinj qe dalin nga auditoret e universiteteve - ka deklaruar Basha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›