Studentët i çojnë Ramës peticion: Asnjë mbështesje për ne në paketën e rezistencës, na jepni 100 euro në muaj

Disa studentë kanë dorëzuar një letër në Kryeministri dhe Ministrinë e Arsimit ku informojnë se kanë nisur një peticion për mbështetjen e tyre në një kohë që çmimet janë bërë të papërballueshme.
Ata kërkojnë që qeveria t’i mbështesë me 100 euro në muaj, në një kohë kur çmimet e qirasë dhe ushqimeve të shportës janë rritur ndjeshëm.
Ata thonë se qeveria në paketën e rezistencën nuk dha asnjë ndihmë për studentët dhe se me peticionin e krijuara deri më tani janë mbledhur 6 mijë firma.
/rtsh.al/