E Diel, 1 Nëntor 2026

“Studentët shqiptarë u mblodhën në dyert e institucioneve duke protestuar”- Media amerikane, Fox News: Kuvendi u përfshi nga tensionet dhe kaosi

Tensionet dhe kaosi i një ditë më parë në Kuvend është pasqyruar edhe nga media amerikane Fox News, e cila ka publikuar edhe momente nga përplasja në Parlament, ndërkohë që jashtë zhvillohej protesta studentore.

protestat kuvend tensione fox

“Deputetë të opozitës kanë shkulur mikrofonat nga tavolinat, kanë hedhur sende dhe janë përplasur me përfaqësues të mazhorancës”, shkruan Fox News, e cila thekson se “përplasjet ndodhën teksa deputetët e opozitës tentonin të bllokonin zhvillimin e seancës parlamentare, duke mbajtur në duar fotografi të studentëve që ishin plagosur nga policia gjatë protestave të mëparshme”.

Ndërkohë, jashtë godinës së Kuvendit, grupe studentësh dhe protestuesish të tjerë ishin mbledhur në hyrjet e institucionit, në kuadër të protestave që kishin hyrë në ditën e dhjetë radhazi, thuhet në shkrimin e bërë nga media amerikane.

fox

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›