Studenti vret arsimtaren në Francë, Macron zotohet të bllokojë rrjetet sociale për të miturit

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë me dije se do të urdhërojë ndalimin e përdorimit të mediave sociale për të miturit e moshës nën 15 vjeç në vend, nëse në muajt e ardhshëm nuk do të ketë vendimmarrje nga Brukseli për të kufizuar kohën që adoleshentët mund të shpenzojnë online.
Deklaratën Macron e dha, pasi një 14-vjeçar qëlloi për vdekje me thikë një ndihmësmësuese në një shkollë të mesme në Nogent.
“Nuk mund të presim më”, – theksoi presidenti francez, duke iu referuar propozimit të paraqitur nga Greqia, me mbështetjen e Francës dhe Spanjës, për kufizimin e përdorimit të platformave online nga fëmijët, pasi studimet tregojnë se mediat sociale kanë efekte negative në shëndetin mendor dhe fizik të fëmijëve.
Macron gjithashtu njoftoi se do faqeve të internetit që shesin thika online së shpejti do t’u duhet të verifikojnë moshën e blerësve, njësoj si faqet pornografike.
“Një 15-vjeçar nuk do të mund më të blejë thikë online. Kjo do të thotë se do të vendosim sanksione masive financiare dhe ndalesa”, premtoi Macron.
Autoritetet franceze ndërkohë kanë ndërmarrë përpjekje ku është shënuar përparim për të detyruar disa media sociale si X, Reddit apo Bluesky të verifikojnë moshën e përdoruesve, duke i klasifikuar ato si faqe pornografike.
/rtsh.al/