E Diel, 1 Nëntor 2026

Studimet part- time rregjistrimet nisin ne fund te tetorit

TIRANE- Ministria e Arsimit informon se ne fund te muajit tetor do te nisin regjistrimet per studimet e larta ne studimet e pjesshme part-time.

Cdo qytetar shqiptar qe ka perfunduar shkollen e mesme dhe zoteron deftese pjekurie apo diplome tjeter studimi te fituar brenda ose jashte vendit te barasvlershme me te ka te drejte te aplikoje per ne programet e studimit te ciklit te pare me kohe te pjesshme ne institucionet publike te arsimit te larte.
Kete vit akademik do te kene mundesi te vijojne studimet e larta part-time rreth 8130 studente.

Ministria e Arsimit dhe Shkences beri te ditur se kete jave do te publikoje udhezimin e vecante per menyren e aplikimit.

Sipas vendimit te qeverise 80 e kuotave te sistemit me kohe te pjesshme jane per ata studente qe vijojne studimet e larta per here te pare dhe 20 per ata qe duan te bejne nje fakultet te dyte.

Aplikimi per keto studime do te behet me perzgjedhje permes dokumentacionit dhe me kritere te vendosura nga vete universitetet publik.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›