E Martë, 3 Nëntor 2026

Studimi: 83% e lumenjve anglezë kanë pësuar ndotje të lartë nga ujërat e zeza dhe bujqësia

Tetëdhjetë e tre përqind e lumenjve anglezë përmbajnë dëshmi të ndotjes së lartë të shkaktuar nga ujërat e zeza dhe mbeturinat bujqësore, sipas projektit më të madh të testimit të ujit që është zhvilluar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas studimit, jeta ujore po lufton për të mbijetuar në kushte të tilla, pasi fosfatet shkaktojnë një rritje të tepruar të algave, të cilat mund të ulin nivelin e oksigjenit të tretur në ujin e lumit, duke mbytur krijesat brenda.

 “Raporti i parë vjetor dëshmon se lumenjtë në të gjithë vendin po vuajnë nga shumë fosfat, i cili është jashtëzakonisht i dëmshëm në ujërat e ëmbla. Ne duhet të bëjmë një përditësim të ligjeve ekzistuese për të trajtuar plagën e ndotjes së lumenjve dhe për t’i kërkuar llogari ndotësve”, tha Jamie Cook, shefi ekzekutiv i Angling Trust

Objektivat për të reduktuar ndotjen me fosfat në Angli janë tashmë të dobëta./ The Guardian

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›