E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi, marihuana parandalon rrezikun ndaj diabetit

Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore amerikane “The American Journal of Medicine”, marihuana përmirëson funksionimin e insulinës dhe parandalon diabetin. Studimi i shkollës së Harvardit tha se konsumimi rregullisht i marihuanës, jo vetëm që shmang mbipeshën, por zvogëlon edhe rrezikun e diabetit.

Nga krahasimi i të dhënave rezultoi se duhanëpirësit e rregullt të marihuanës janë më të dobët në krahasim me ata që nuk konsumojnë duhan. Përveç kësaj ata kanë gjithashtu nivele të larta të kolesterolit.

Në studim kanë marrë pjesë 4600 persona të shëndetshëm, 12 % e të cilëve janë duhanpirës të rregullt të marihuanës dhe 42 % e tyre kishin tymosur të paktën një herë në të kaluarën.

Pra, marihuana mund të përdoret si një ilaç kundër obezitetit dhe diabetit. Droga të ndryshme me përbërje marihuane janë përdorur dhe në shumë vende të botës, por për të lehtësuar simptomat e sëmundjeve të tilla si kanceri, parkinsoni apo edhe sëmundje të tjera.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›