E Hënë, 2 Nëntor 2026

Studimi që i kushtoi lirinë/ Mjeku Edvin Prifti zbulon si ia zhdukën dhe filluan ta përgjojnë

Kardiokirurgu Edvin Prifti ka rrëfyer në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, të vërtetën e tij për arrestimin.

Ai tha se e gjithë lufta ndaj tij nisi menjëherë pas një studimi që ai kishte bërë mbi koranavirusin, studim i cili më pas u zhduk dhe ndaj tij nisi “gjuetia e shtrigave”.

Pjesë nga biseda:

Prifti: Përdorimi i këtij ilaçi që quhet Cictosporina.

Borakaj: Që mund të ishte një kurë për Covid?

Prifti: Mund të ishte një trajtim për pacientët jo që ishin kontaminuar me sars, por në fillimet e sëmundjes së Covid. Në të vërtetë pacientët nuk vdisnin nga infeksionet, por nga reaksionet që bënte organizmi i njeriut ndaj këtij infeksioni. Dhe ky studim shkon në një revistë shumë të rëndësishme amerikane, dhe pas disa ditësh mua më vjen një e-mail në 13 maj 2020 shumë anormal. Kur bën një studim dhe e dërgon për publikim, ata çojnë një e-mail që e kanë marrë pastaj bëhet revizioni, revizorët thonë që duhet të bësh këto ndryshime. Ky e-mail që është zhdukur nga posta ime, por që unë e kisha çuar te një mik. Duke ju referuar këtij studimi është një fjali ku thuhet ju kërkojmë lejen tuaj për të shpërndarë këtë artikull të rëndësishmë me OBSH-në. OBSH në atë kohë kishte hapour një zyrë e cila merrej me seleksionimin e studimeve. Ajo që ndodhi është që unë mbaj mend që i kam thënë po, nëse ju shërben pse jo. Sepse e gjitha kjo nuk bëhej për egot e mia, por pë një kontribut minimal në një situatë kur askush nuk supozohej që të dinte gjë.

Borakaj: Një muaj para se të niste lufta?

Prifti: Po 40 ditë më pas nis përgjimi i telefonit për 8 muaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›