Stuhi bore po mbretëron në Suedi

Moti i keq me stuhi të forta dëbore ka përfshirë Suedinë, njoftojnë mediat vendase. Stuhitë kanë ndikuar në ndërprerjen e energjisë elektrike të shumë vendbanimeve.
SMHI (Instituti Meteorologjik Suedez) ka lëshuar një paralajmërim të klasës 3, e cila ka bërë që Administrata Suedeze e Transportit të anulojë qarkullimin e trenave dhe shkollat të mbyllen, njofton SvD. I gjithë trafiku i trenave në drejtimin Sundsvall-Umeå anulohet deri të mërkurën. Administrata Suedeze e Transportit, përmes faqes së saj të internetit, paralajmëron që udhëtimet me makinë të shmangen sa ma shumë të jetë e mundur.
Stuhia intensive e dëborës vazhdon edhe sot, duke arrirë që, në një pjesë të Suedisë, në orën 07.00 të mëngjesit pothuajse gjysmë metri dëborë .