E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhi e breshër në Kinë, vdesin 12 persona e plagosen dhjetëra të tjerë

Të tjera rreth shkrimit Moti i keq në Itali, tre të vdekur KINE - Të paktën 12 persona kanë vdekur si pasojë e stuhive të shiut me erë të fortë dhe breshër në Kinë. Gjithashtu raportohen dhjetëra të plagosur, të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mediat vendase thonë se pjesa më e madhe e viktimave janë regjistruar në pjesën jugore të Kinës.

Ndërkohë më shumë se 75 mijë persona janë evakuuar nga zonat ku jetojnë, ku qindra mijëra shtëpi kanë pësuar dëmë të konsiderueshme materiale.

Gjithashtu autoritetet vendase bëjnë të ditur se mijëra hektarë tokë të mbjellura me kultura të ndryshme bujqësore janë përmbytur duke shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›