E Hënë, 2 Nëntor 2026

Stuhia “Bert” shkakton viktimën e parë në Britani

Prej më shumë se dy ditësh n jë stuhi me një shpejtësi 82 milje në orë ka përfshirë Mbretërinë Bashkuar.

Mediat britanike raportojnë se një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e studisë “Bert”.

Sipas mediave burri humbi jetën ndërsa ishte duke udhëtuar në zonën e Hampshire, për shkak se një pemë u rrëzua nga era e fortë dhe ra mbi makinën e tij.

Ndërkohë janë shumë familje në Belfast të cilat janë “bllokuar” brenda shtëpive të tyre ndërsa zjarrfikësit ndodhen në terren dhe po punojnë për tërheqjen e ujit.

Ndërkohë rreth 3,500 konsumatorë janë pa energji elektrike, shumica e të cilëve janë në juglindje dhe veriperëndim.

Autoritetet kanë paralajmëruar banorët që të shmangin daljet jashtë pasi pasi stuhia “Bert” pritet të jetë më e fuqishme në vijim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›