E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhia “Byron” shkakton përmbytje në Greqi! Rryma tërheq makinën, momenti kur shpëtohet familja nga mbytja (Video)

Moti i keq ka goditur rëndë Greqinë këtë të enjte, raportojnë mediat e huaja.

Stuhia “Byron” ka shkaktuar përmbytje masive dhe dëme të konsiderueshme në disa rajone të vendit.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë mbuluar zona të tëra, duke krijuar situata të rrezikshme për banorët.

Në Lakoni dhe në Bashkinë e Manit Lindor, ekipet e shpëtimit të EMAK-ut po punojnë pa ndërprerje për të evakuuar qytetarët nga shtëpitë dhe automjetet e bllokuara nga uji.

Në Skala Lakonia është regjistruar një prej ndërhyrjeve më të rrezikshme, ku shpëtimtarët e EMAK-ut nxorën në momentin e fundit tre persona nga një makinë e fundosur mes rrjedhës së fuqishme.

Pamjet e operacionit, të publikuara nga mediat greke tregojnë rryma të furishme uji që tërheqin gjithçka përgjatë rrugës, ndërsa ekipet e shpëtimit “luftojnë” me kohën dhe kushtet e vështira për të nxjerrë të bllokuarit në vend të sigurt.

Për shkak të situatës së rënduar, autoritetet greke kanë urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave për ditën e nesërme, vendim që do të mbetet në fuqi deri në stabilizimin e kushteve atmosferike dhe një njoftim të dytë zyrtar.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›