E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhia ‘Floris” godet Britaninë

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme e cila ka lënë më shumë se 10 mijë familje pa energji elektrike.

Stuhia e quajtur ‘Floris’ ka shkaktuar erëra që fryjnë me shpejtësi deri në 170 kilometra në orë.

Në Irlandë, më shumë se 10,000 familje kanë mbetur pa energji elektrike, raportojnë mediat e huaja. Probleme serioze janë hasur ë transport në shumë zona të Mbretërisë së Bashkuar.

Një kompani hekurudhore ka këshilluar pasagjerët e saj që të shmangin udhëtimet në veri të Neëcastle të hënën (4/8), duke u lejuar atyre të përdorin biletat e tyre deri të mërkurën (6/8).

Winds picking up this morning with the arrival of Storm Floris on the North Coast.

???? Portstewart, County Londonderry
???? Paul McFarland • Picturskew Photography • @PicturskewPhoto pic.twitter.com/cdf44K7UPs

— Love Ballymena (@LoveBallymena) August 4, 2025


Netëork Rail, e cila menaxhon rrjetin hekurudhor, njoftoi mbylljen e disa linjave në Skoci nga mesi i së hënës, ndërsa orare dhe vonesa të reduktuara do të aplikohen në shumë itinerare, për shkak të kufizimeve të shpejtësisë të vendosura për arsye sigurie, pasi erërat e forta mund të shkaktojnë rrëzimin e pemëve dhe dëmtimin e linjave të energjisë.

Për shkak të stuhisë ‘Floris’, u mbyll edhe Kalaja e Edinburgut, një nga atraksionet kryesore turistike të qytetit.

Gjithashtu si masë paraprake, shumica e urave kryesore të Skocisë janë mbyllur për automjete të caktuara dhe fluturimet nga Glasgou për në Ishujt Skocezë janë anuluar gjithashtu.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›