E Martë, 3 Nëntor 2026

Stuhia Hilary godet Meksikën, ndërsa Kalifornia pret përmbytje “katastrofike”

Pasi u shpall gjendja e jashtëzakonshme, autoritetet e Kalifornisë Jugore parashikojnë që stuhia “Hilary” ta godasë vendin me një “sasi historike reshjesh”, që mund të sjellin katastrofën në shtetin amerikan.

Stuhia tropikale vërshoi në fundjavë mbi Meksikën, duke i sjellë vdekjen një personi dhe duke përmbytur gadishullin Baja California.

Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se qeveria ka marrë masa për të garantuar ndihmën e nevojshme nëse do të kërkohet.

“Ju lutemi qytetarëve ta marrin seriozisht këtë stuhi dhe të dëgjojnë zyrtarët e shtetit dhe ata lokalë,” njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Në Palm Springs, në lindje të Los-Anxhelesit, meteorologët parashikojnë reshje deri në 15–25 cm pas stuhisë, krahasuar me rreth 12 cm që regjistron qyteti gjatë gjithë vitit.

Mes gjithë paralajmërimeve për stuhinë “Hilary”, banorët e Los-Anxhelesit në qytetin Ojai përjetuan të edhe një tërmet me magnitudë 5.1, por pa dëme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›