E Enjte, 5 Nëntor 2026

Stuhia fundos peshkarexhën në Durrës

Një peshkarexhë u mbyt sot paradite në Portin e Durrësit.

Mjeti lundrues ishte i ankoruar, por gjatë stuhisë pësoi dëmtime dhe për pasojë u fundos. Peshkatarët njoftuan autoritetin portual, duke bërë te mundur nxjerrjen e peshkarexhës nga uji. Mësohet se anija e peshkimit do të dërgohet në portin e vjetër ku do të rregullohet.

Një ditë më parë kapiteneria vendosi të pezullojë lundrimin për shkak të erës së fortë dhe dallgëve të mëdha. Ndërsa gjatë ditë së sotme, u lejua dalja në det për anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›