E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhia godet Holandën, anulohen 90 fluturime në aeroportin e Amsterdamit

Aeroporti Schiphol i Amsterdamit, një nga nyjet kryesore të transportit ajror në Evropë, ka anuluar dhjetëra fluturime këtë të diel, më 25 tetor, për shkak të erërave të forta të shkaktuara nga stuhia “Boelo”.

Sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP), janë anuluar rreth 90 fluturime, kryesisht drejt destinacioneve evropiane, përfshirë Parisin, Romën dhe Dublinin.

Përveç fluturimeve të anuluara, janë raportuar edhe vonesa dhe anulime të dhjetëra fluturimeve të tjera që kishin si destinacion aeroportin e Amsterdamit.

Përmes një njoftimi, autoritetet e aeroportit paralajmëruan se kushtet e pafavorshme atmosferike do të ndikonin në trafikun ajror gjatë gjithë ditës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›