Stuhia këput kabllot elektrike, zjarr në zonën përreth Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Stuhia e erës së ditës së sotme ka shkaktuar zjarr në Bazën Ushtarake të NATO-s në qytetin e Kuçovës.
Era e fuqishme ka këputur kabujt e energjisë elektrike dhe si pasoje e kësaj, shkëndijat e kabllove kanë rënë në kontakt me barin e shkurret e thata përreth pistës së aviacionit, duke shkaktuar zjarr.
Zjarri është përhapur me shpejtësi të madhe përreth zonës, i favorizuar nga era e fortë, duke rrezikuar edhe banesat e vilat që ndodhen përreth Bazës Ajrore, në fshatin Moravë.
Në vendngjarje, në ndihmë të forcave ushtarake të kësaj baze ajrore, kanë shkuar 20 forca zjarrëfikëse dhe 4 mjete të Repartit tē MZSH-së Berat.