Sturnaras: Presim një raport pozitiv nga Trojka

Ndërsa Greqia është në fije të perit dhe ndihmat ekonomike janë të domosdoshme për vendin, ministri grek i financave janis Sturnaras thotë se nuk duhet zgjidhje politike, dhe se negociatat me Trojkën do të vazhdojnë.
"Konsultimet vazhdojnë. Ka edne dallime në qëndrimet tona por shpresojmë të përfundojnë. Bisedimet do të vazhdojnë edhe javën e ardhshme, "tha ministri i Financave. Sturnaras theksoi se Athina pret trojka të prezantojë një raport pozitiv në Eurogrup.
I pyetur nga një gazetar nëse Trojka këmbëngul për shkurtime në pagat dhe pensionet, Sturnaras tha se "Ne jemi duke u përpjekur për kompromis, duke u përpjekur për të gjetur një kompromis që i përshtatet ekonomisë greke dhe varfërisë shoqërore”.
Ndërkohë mediat greke shkruajnë se vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në greqi, zhvillohet për ti dhënë një mbështetje shtetit Helen.
"Është një udhëtim që sigurisht vjen në kuadër të situatës së vështirë që po kalon Greqia aktualisht, të masave të mëdha shtrënguese për korrigjimin e llogarive publike dhe reformave që kanë kushtëzuar Greqinë në dy vitet e fundit" ka thënë zëdhënësi i Merkel.
Ai ka theksuar se nën drejtimin e qeverisë Samaras përpjekjet për reformat kanë qenë të mëdha dhe vizita e Merkel është një mbështetje.