Subashi braktis tryezën e KQZ-OSBE për zgjedhjet

OSBE dhe KQZ zhvilluan një takim për procesin zgjedhor për nxitjen e bashkëpunimit mes KQZ-së dhe KZAZ-ve edhe pas zgjedhjeve.
Nënkryetarja e KQZ-së, Dëshira Subashi braktisi takimin pasi sipas saj nuk ishte njoftuar dhe gjatë takimit iu mohua fjala. Subashi nënvizoi se nuk ishte përgatitur për takimin pasi informacioni i ishte dhënë shumë vonë. Në këtë moment, zoti Ristani theksoi se nuk kishte nevojë për këtë përgatitje në këtë takim. Pas kësaj,zonja Subashi është larguar ndërkohë që jashtë sallës për të biseduar me zonjësn Subashi ka dalë edhe ambasadori Bosch. Ata diskutan kokë më kokë për disa minuta.