E Hënë, 2 Nëntor 2026

Subvencione për fermerët/Nis shpërndarja e këstit të parë, certifikata e pronësisë jo penalizim

Ka nisur shpërndarja e këstit të parë të pagesave për fermerët përfitues nga skema e subvencioneve në bujqësi.

Në Shkodër, procesi po vijon me aplikantët që kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, ndërsa një nga çështjet që shpesh ngre pikëpyetje tek fermerët lidhet me dokumentacionin e pronësisë së tokës.

Përgjegjësi i Ekstensionit Bujqësor Shkodër, Alban Sekna, sqaron se mungesa e certifikatës së pronësisë nuk përbën domosdoshmërish pengesë për përfitimin nga skema.

Sipas tij, fermerët mund të aplikojnë edhe përmes dokumenteve të tjera që dëshmojnë përdorimin e ligjshëm të tokës.

“Certifikata e pronësisë nuk është se i penalizon, se këtu bëhet me një marrëveshje qiraje, ku kërkohet vetëm AMTP-ja.Kërkohet një AMTP, Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi, edhe për sipërfaqe minimale. Për sipërfaqet e kultivuara ka qenë 3 hektarë.

Është edhe marrëveshja ndërmjet palëve, marrëveshja qiradhënës-qiramarrës, midis palëve, që është krejt e thjeshtë. Ajo bëhet midis dy palëve dhe konfirmohet edhe tek njësia administrative. Edhe kjo është e vlefshme për aplikim si dokumentacion për pronësinë e tokës”, u shpreh Alban Sekja, Përgjegjës i Ekstensionit Bujqësor Shkodër.

Fermerët që kanë përfituar nga skema pritet ta marrin pagesën sipas procedurave të përcaktuara, ndërsa strukturat e bujqësisë vijojnë informimin dhe asistencën për aplikantët.Skema e subvencioneve synon të mbështesë fermerët në zhvillimin e aktivitetit bujqësor dhe blegtoral, ndërsa pagesat pritet të vijojnë edhe për përfituesit e tjerë që plotësojnë kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar.

Gazetar: M. Gjoni

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›