Subvencioni i naftës në Shkodër, përfituan 2.804 fermerë nga 2.923 aplikues

Skema e subvencionimit të naftës në zonën e Shkodrës ka qënë më e sukseshme në vitin 2023.
Sipas Rifat Kodrës përgjegjës i ekstensionit bujqësor, kanë përfituar naftë pa akcizë 2804 fermerë nga 2923 që kishin aplikuar. Në krahasim me vitin 2022 janë rreth 1 mijë fermerë më shumë aplikues dhe përfitues njëkohësisht.
Krahas naftës përfitime ka patur edhe nga skemat e subvencioneve si në ferma organike, tufa bagëtish, fara apo bletari.
Krahasuar me një vit më parë sipas specialistëve të bujqësisë ka patur interes të shtuar për aplikim në disa masa të ndryshme.
Në muajin mars pritet të hapen thirrjet e reja për subvencionime të vitit 2024.
Gazetar M. Gjoni
/ rtsh.al /