E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sudan qeveria ndalon paqeruajtesit e OKB

Qeveria sudaneze ka deklaruar se Kombet e Bashkuara nuk mund te vendosin trupa te reja ne zonen e tensionuar veri-jugore pa konsensusin e saj.

Deklarata vjen pasi kreu i paqeruajtesve te OKB-se tha se trupat do te dergohen ne zonat e nxehta me kerkese te presidentit te Jugut gjysmeautonom.

Ne vend po rritet ndjeshem tensioni ne prag te referendumit mbi pavaresine e Jugut qe do te zhvillohet ne janar.

Referendumi ne fjale ishte pjese e marreveshjes se paqes te nenshkruar ne vitin 2005 qe i dha fund luftes se ashper civile.

Diten e premte kreu i trupave paqeruajtese Alain Le Roy tha se trupat e OKB-se do te shtojne pranine e tyre ne kufirin e gjate 2000 kilometra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›