Sudan, ushtria njofton vrasjen e 108 kryengritësve
Ushtria e Sudanit ka njoftuar se ka marrë fortesën kryesore të kryengritësve në zonën perëndimore të Darfurit. Gjithashtu bëhet e ditur se janë vrarë 108 kryengritës dhe janë kapur mbi 60 të tjerë. "Ka pasur një konflikt në mes të forcave të armatosura të Sudanit dhe Lëvizjes për Drejtësi dhe Barazi. Rreth 108 kryengritës janë vrarë, ndërsa janë kapur 61 të tjerë", ka deklaruar për Reuters zëdhënësi i ushtrisë së Sudanit, Al-Savarmi Haled.
Gjatë përleshjeve janë vrarë edhe ushtarë sudanezë, por numri i tyre nuk është bërë i ditur. Lëvizja për Drejtësi dhe Barazi i ka mohuar shkaqet e konfliktit, duke thënë se pjesëtarët e saj janë tërhequr vullnetarisht nga zona në fjalë, disa ditë më parë.
Lëvizja për Drejtësi dhe Barazi është një nga 2 forcat kryesore të rebelëve që luftuan me armë kundër qeverisë së Sudanit në vitin 2003. Autoritetet sudaneze kanë akuzuar Lëvizjen për Drejtësi dhe Barazi se ka sulmuar fshatrat në jug dhe në veri të Darfurit gjatë javëve të fundit. Burime ndërkombëtare të cilët donin të ruanin anonimitetin njoftuan se Lëvizja ka shkatërruar rrjetin celular duke ndëprerë komunikimin përgjatë korridorit në jug të Kordofanit. Lëvizja për Drejtësi dhe Barazi mohoi këto raportime.