Suedezet: Po vijme ne mes te kaosit
Stadiumi kombetar "Qemal Stafa", qe prej me shume se 60 vjetesh pret e percjell kombetaret e huaja qe zbresin ne vendin tone, eshte bere dje pre e sulmeve te mediave te huaja. Keshtu, gazeta "Aftonbladet" nuk i ka kursyer sulmet ndaj impiantit tone te vetem nderkombetar per ndeshje te ketij niveli duke e etiketuar ate si nje "kaos te vertete" dhe eshte pikerisht ky kaos ai qe e ka bere Shqiperine te marre pike te lehta me Rusine, Irlanden dhe Suedine ne vitin 2001. Nuk dihet nese suedenzet duan te parapergatiten per ndonje gjysmehapi fals, por per ata, "Qemal Stafa" eshte dicka me shume sesa i varfer dhe i mjerueshem, eshte ne dite te hallit. Me pas, "Aftonbladet" vazhdon te beje nje rezyme te ndeshjeve suedeze ne tapetin e blerte te nderkombetarit tone. "Stadiumi "Qemal Stafa" eshte 60 vjec, eshte i vjeter dhe shkallet pas portave jane te pista dhe nuk perdoren qe prej nje dekade". Madje, gazeta sjell edhe deklaraten e menaxherit Roland Anderson, qe ka qene pjese e Malmoes, kur ajo ka zbritur ne "Qemal Stafa" per te zhvilluar nje takim me Partizanin (1981) dhe me 17 Nentorin, (Tirana e sotme) (1986), por ky i fundit vendos disi balancat. "Eshte e cuditshme sesi ka ndryshuar Shqiperia. Ketu asgje nuk eshte me si me pare. Plani nga stadiumi, per shembull, duket fantastik. Tirana dhe Shqiperia ka ndryshuar dhe mua me vjen mire per jete. Une kam qene ne Tirane prej disa ditesh dhe kam derguar nje numer te madh klipesh nga nga ndeshjet e tyre. Lojtaret tane duhet ta dine se nuk ka per te qene aq e thjeshte ne fushen e ketyre te fundit". Megjithate, si te mos mjaftonin hallet e pakta, nje tjeter shuplake na vjen nga miqte suedeze, te cilet sot do te zbresin pikerisht ne shkallet e pista te "Qemal Stafes" per te luajtur kunder Shqiperise se kaosit.