E Diel, 1 Nëntor 2026

Suedi, mbytet anija ne nje stuhi

Nje anije tregtare norvegjeze eshte mbytur ne brigjet e Suedise per shkak te kohes se keqe qe ka goditur Detin e Veriut. Ekuipazhi i perbere prej gjashte personash rezulton i zhdukur.

Nje tjeter anije ishte batuar gjate nates, por nuk ka asnje rrezik per ekuipazhin e saj.

Anija norvegjeze “Langeland”, e gjate 70 metra dhe peshe 2500 tone eshte mbytur ne brigjet e Stromstadit.
Personat ne mjet kishin shtetesi ruse dhe ukrainase.

Anija ishte drejtuar ne portin norvegjez te Mossit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›