Suedi pranga serbit qe shantazhoi mbretin
Mile Markovic, një ish-boksier serb banues në Stokholm të Suedisë, është arrestuar nga policia e këtij vendi nën akuzën e planifikimit të shantazhimit të mbretit Gustav.
50-vjecari, dikur pronar i një klubi striptize, kishte kërcënuar monarkun se do të publikonte disa foto të tij në shoqërinë e disa femrave nudo, me siguri prostituta.
Arrestimi i Markovic ka ndodhur ditën e premte në kryeqytetin suedez, por lajmi është publikuar vetëm sot nga e përditshmja “Blic”.