Sula: Qeveria duhet riformatuar

Këtë deklaratë parlamentari i djathtë e bëri në një prononcim për mediat, ku theksoi se ndryshimet janë thelbësore për t’i siguruar PD-së fitoren në zgjedhjet e përgjithshme të 2013-ës. Sipas tij, këto ndryshime duhet të vijnë pas një analize që PD do të zhvillojë në të gjitha degët e saj për zgjedhjet e 8 majit.
“Duhet të kemi një analizë sa i përket këtyre dy viteve, për të parë performancën e secilës ministri si institucion dhe të drejtuesve të tyre. Jemi përballë zgjedhjeve të 2013-ës dhe sigurisht që aleanca jonë do jetë fituese, por nëse ne i paraprijmë me reforma, fitorja do jetë më e sigurt. Nuk ka nevojë për ndryshime drastike, por ndryshime në disa ministri të caktuara. I takon kryeministrit, pra kreut të PD-së, që ka detyrën për të parë e vlerësuar raportet se si kanë ecur këto ministri“, tha Sula.
Deputeti i djathtë u ndal edhe te ndryshimet kushtetuese, të cilat i cilëson të rrezikshme dhe që kërkohen sipas tij, për qëllime politike.
/Start/E.B/
2011-07-24 19:04