“Sula duhet ta pranonte realitetin, do dilte më i fortë”, Nard Ndoka: Pa logon e PD-së do jetë një Dash i vogël

Deputeti demokrat Dashnor Sula, është tërhequr nga gara për zgjedhjet e 11 majit.
Fillimisht Sula njoftoi se nuk do të ishte pjesë e listës së hapur të PD pas vendimit të Berishës për mos ta future në listë të mbyllur.
Ai u bashkua me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt, por hoqi dorë edhe nga ky vendim.
Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i ftuar në show-n e Albano Bogdos “2984” në Vizion Plus, tha se vendimi i Sulës për mos kandiduar në listën e hapur të PD-së ishte i gabuar.
Nard Ndoka: Dash Sula ose do ta pranonte këtë realitet, duke dalë dhe duke studiuar, do dilte shumë më i fortë. Një deputet që fitonte edhe kauzën tjetër përballë qytetarëve, ksihte një lloj pavarësie akoma më të madhe edhe në raport me PD-në, edhe në raport me vetë Berishën. Ai zgjodhi gabim, është rrugë e gabuar ajo që zgjodhi ai. U nxitua duke zgjedhur edhe një formacion politik tjetër, bëri edhe një gabim akoma më të rëndë. Kishte shumë më tepër mundësi te PD-ja në listë të Hapur. Është logoja mbrapa, nuk është Dashi. Dashi pa atë logo, pa flamurin e PD-së do të jetë një Dash i vogël./vizionplus.tv