Sullivan, jeta e një amerikani në Durrës

Teuta me petkun e fitueses së Kupës së Shqipërisë vijon përgatitjet për Kampionatin. Amerikani Everi Sulivan tregon atmosferën që është në skuadër dhe se si ndihet ai tek durrsakët e drejtuar nga Melzin Lazimi.
“Më pëlqen shumë skuadra. Kam qenë këtu që në ditën e parë dhe jemi gati për të luajtur basketbollin më të mirë”, ka thënë Sullivan.
Tanimë vëmendja do të jetë e tëra tek kampionati shqiptar, aty ku Teuta kërkon të mbrojë titullin kampion.
“Kemi objektiv kampionatin dhe të jemi sa më mirë”, bën të ditur amerikani i Teutës.
Por çfarë i pëlqen më tepër Sulivanit në Durrës? Amerikani thotë:
“Më pëlqen shumë qyteti i Durrësit dhe atmosfera që është në skuadër”, përfundon Sullivan.
Në këtë mënyrë, fitorja e Kupës së Shqipërisë i ka dhënë më tepër besim Teutës për të ecur përpara me trofetë e tjerë.