E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm amerikan ne Pakistan, 25 te vdekur

Leshimi i raketave amerikane ne kufirin me Afganistanin ne Pakistan, ka shkaktuar 25 viktima. Ata jane militante te lidhur me Al Kaedan, sipas disa eksponenteve talebane, shumica muxhahedine uzbeke.

Raketat shkaterruan nje shtepi ne zonen e Vaziristanin jugor, qe sipas zyrtareve perdorej si vend ku fshiheshin militantet talebane.

Muajt e fundit amerikanet kane kryer me shume se 20 sulme ajrore ne veriperendim te Pakistanit. Islamabadi pretendon se sulme te tilla jane kunderproduktive dhe shkelin sovranitetin e tij.



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›