E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm i planifikuar ne Holandë / Tuba metalikë vendosen mbi 20 hekurudha

Një sulm i madh dhe i koordinuar ka goditur të martën në mëngjes infrastrukturën hekurudhore në Holandë, ku janë evidentuar ndërhyrje në më shumë se 20 lokacione.
Sipas raportimeve, autorët kanë vendosur qëllimisht tuba të mëdhenj metalikë, rreth dy metra të gjatë, mbi shina. Veprimi ka shkaktuar dëme në sistemin e qarkut të shinave dhe në sistemet e sigurisë hekurudhore.

Ndërhyrja ka bërë që sistemet kompjuterike të rrjetit të regjistrojnë në mënyrë të gabuar se shinat ishin të bllokuara, duke ndikuar në funksionimin normal të linjave.

Ndër linjat e prekura janë Amersfoort–Zwolle, Zwolle–Leeuwarden, Utrecht–Arnhem, Arnhem–Zutphen, Amersfoort–Deventer dhe Gouda–Oudewater.
Përmasat e incidentit dhe koordinimi i veprimeve në disa pika kanë ngritur shqetësime të forta për sigurinë e infrastrukturës hekurudhore në vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›