E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm me armë në Gjermani, vriten pesë persona, arrestohet autori i dyshuar

Pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me armë zjarri të ndodhur këtë të hënë në Stade, në veri të Gjermanisë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:45, ndërsa të shtënat ishin pak metra larg stacionit të policisë së qytetit.

Mësohet se një person është arrestuar si i dyshuar për ngjarjen.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe motivet e sulmit, të cilat deri më tani mbeten të paqarta.

Në një njoftim në rrjetin social X, u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën ku ndodhi sulmi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›