Sulm me armë në Manhatan, agresori qëllon për vdekje katër persona e më pas vret veten

Katër persona mbetën të vdekur pas një sulmi me armë në disa zyra në Manhatan në Nju Jork mbrëmjen e të hënës.
Një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ndërsa edhe agresori pasi kreu sulmin vrau veten duke e çuar numrin e viktimave në 5.
Ngjarja tronditëse është fiksuar nga kamerat e sigurisë ku duket sulmuesi i cili del i armatosur nga një automjet dhe iu drejtohet zyrave.
Ai qëlloi fillimisht oficerin e sigurisë që ndodhej në hyrje për të vazhduar më tej në holl. Më pas ai mori ashensorin deri në katin e 33 të ndërtesës ku qëlloi sërish ndaj personave dhe i dha fund jetës së tij.
Në ndërtesën ku ndodhi ngjarja janë të vendosura zyrat e disa kompanive të ndryshme prandaj mbetet e paqartë cili ishte objekivi i autorit që paraprakisht mendohet që veproi i vetëm.
Agresori u identifikua nga policia si Shane Tamura, 27-vjeç me ngjyrë nga Las Vegasi. Sipas të dhënave, i riu ishte i pajisur me leje për armë dhe vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Gjatë ditëve të fundi ai kishte udhëtuar disa ditë me makinë nga Las Vegasi për të mbërritur në Nju Jork të hënën.
/vizionplus.tv