E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulm me armë në një kamp emigrantësh në Francë, vriten 5 persona, mes tyre dy roje sigurie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një kampi emigrantësh në Francë, ku pas të shtënave më armë 5 persona kanë humbur jetën, mes tyre dy oficerë sigurie.

Mediat raportojnë se ngjarja ka ndodhur pranë plazhit të Loon Plage, pranë Dunkirkut. Ndërkohë policia bën me dije se një burrë u dorëzua të shtunën pasi pretendoi se vrau pesë persona në rajonin e Dunkirkut.

Edhe media britanike “Daily Mail”, raporton se pesë  persona humbën jetën pas një sulmi me armë, mes tyre dy oficerë sigurie.

Siaps medias britanike dy roje sigurie dhe dy emigrantë u vranë në vendngjarje, ndërsa një person i pestë u vra në Ëormhout, rreth pesë kilometra në jug të Kanalit Anglez.

Ndërkohë “Le parisien” raporton se autori i dyshuar është 22 vjeç dhe ka lindur në Dunkirk. Ai nuk është i njohur për policinë, ndërsa në makinë i janë gjetur katër armë.

Emigrantët thuhet se janë me origjinë kurde dhe se kanë vdekur nga plagët me armë zjarri pranë një rafinerie nafte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›