E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulm me dron detar në portin rus të Detit të Zi, pezullohet përkohësisht lëvizja e anijeve

Shpërthime dhe të shtëna armësh janë shënuar mëngjesin e kësaj të premte (4 gusht) pranë portit rus të Novorossiysk në Detin e Zi.

Ministria ruse e Mbrojtjes bëri me dije se kishte zmbrapsur një sulm ukrainas në bazën e saj detare me dy dronë detarë, teksa shtoi se dronët ukrainas u shkatërruan nga anijet ruse që ruanin portin e jashtëm të bazës detare.

Porti pezulloi përkohësisht çdo lëvizje të anijeve pas sulmit.

Përplasjet në Detin e Zi dhe portet ngjitur janë përshkallëzuar që kur Rusia refuzoi muajin e shkuar të zgjasë një marrëveshje që lejon eksportet e sigurta të grurit nga portet ukrainase.

Dronët dhe raketat ruse kanë goditur disa objekte portuale të Ukrainës dhe kapanone gruri afër Detit të Zi.

Rusia ka raportuar gjithashtu një sulm nga dronët ukrainas në det mbi anijet e saj luftarake që po shoqëronin një anije civile.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›