E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Dy persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të hënën nga rënia e mbetjeve të një droni që synonte një strukturë në fushën e naftës Shaiba, në Arabinë Saudite. Droni u kap nga sistemet e mbrojtjes, njoftoi Ministria Saudite e Energjisë.

Sipas ministrisë, dy viktimat ishin nga Filipinet dhe Nepali, ndërsa dy të plagosurit ishin nga Pakistani dhe India. Në deklaratë nuk u specifikua origjina e dronit.

Ministria bëri të ditur se sulmi nuk pati ndikim në operacionet në fushën e naftës.

The post Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur appeared first on Euronews Albania.

Burimi: Botë

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›