E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sulm me raketa e dronë gjatë natës/ Goditet kopshti, plagosen civilë

Rajoni i Dnipropetrovsk në Ukrainë është sulmuar me raketa dhe dronë gjatë natës.

Sulmet ruse shkatërruan banesat si dhe plagosën civilë.

Forcat ukrainase u përgjigjën ndaj sulmit duke goditur mbrojtjen ajrore.

Guvernatori i Dnipropetrovsk, Serhii Lysak njoftoi se forcat ukrainase mundën të kapnin 15 dronë nga armiku, si dhe katër raketa.

“Tre shtëpi private dhe nëntë ndërtesa banimi u goditën, si dhe një kopsht fëmijësh, dyqane dhe ndërtesa administrative,” tha Lysak.

Ndërkohë, shtatë persona u plagosën kur një dron u rrëzua në komunitetin Ilarionivska të rrethit Synelnykivskyi, shtoi ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›