E Martë, 3 Nëntor 2026

Sulm me thikë në Francë, një i vdekur dhe një i plagosur, autori vritet nga policia

Dy persona janë sulmuar me thikë mbrëmjen e sotme në qytetin Bordeaux të Francës.

Ata u dërguan me urgjencë në spital ku njëri u konstatua i vdekur, ndërsa i dyti ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka arritur të lokalizojë autorin. Mësohet se autori gjithashtu është qëlluar dhe ka humbur jetën.

Personat e përfshirë në ngjarje ishin emigrantë nga Afrika e Veriut./vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›