E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sulm me thikë në Izrael, një i vrarë dhe katër të plagosur. Ekzekutohet autori

Një sulm me thikë ndodhi mëngjesin e kësaj të hëne në Haifa të Izraelit.

Autoritetet bënë me dije se një person mbeti i vrarë dhe katër u plagosën. Ngjarja ndodhi në një stacion autobusi, ndërsa mësohet se autori është ekzekutuar.

Sipas një deklarate të shërbimeve të urgjencës izraelite, viktimë mbeti një 70-vjeçar, ndërsa u plagosën një burrë dhe një grua, një e moshuar si dhe një fëmijë.

Hetuesit kanë dyshime se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›