Sulm me thikë në Kinë, 8 viktima dhe 17 të plagosur

Tetë vetë kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë plagosur në Kinë, si pasojë e një sulmi me thikë jashtë një shkolle. Sipas autoriteteve, autor është një 21-vjeçar, student në Kolegjin Profesional dhe Teknik të Arteve në qytetin Wuxi.
I dyshohet se ai kreu sulmin pasi nuk arriti të marrë diplomën për shkak të rezultateve të dobëta të provimeve dhe se ishte i pakënaqur me pagën e tij të stazhit.
Sulmi pason një incident të rëndë, ku së paku 35 vetë u vranë pasi një shofer mori përpara me makinë turmën e njerëzve në një stadium në qytetin jugor Zhuhai. Sipas policisë, shoferi ishte i pakënaqur me një zgjidhje divorci, por incidenti ndezi pyetje rreth një numri të lartë aktesh dhune publike në vend./ BBC
/rtsh.al/