E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm me thikë në një shkollë në Stamboll, 15 vjeçari godet 7 nxënës, 3 prej tyre në gjendje të rëndë

Një sulm me thikë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Stamboll, duke plagosur shtatë nxënëse.

Sipas autoriteteve turke, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 08:35 të mëngjesit. Siç njoftoi guvernatori sulmi dyshohet se është kryer nga një nxënës 15-vjeç, i cili ndjek një shkollë të mesme në të njëjtën zonë.

7 nxënësit e plagosur, u dërguan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Sipas raportimeve fillestare, tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa 15-vjeçari që kreu sulmin thuhet se vuan nga çrregullime mendore.

Një hetim gjyqësor dhe administrativ është nisur tashmë për incidentin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›