E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulm me thikë në qendër të Parisit, një i vrarë dhe dy të plagosur

Një burrë me shtetësi gjermane  ka mbetur i vrarë ,ndërsa  dy të tjerë janë  plagosur pas një  sulmi me thikë në një rrugë në qendër të Parisit.

Sulmi ndodhi  rreth orës 21:00  të mbrëmjes  pranë Kullës Eifel. Një shtetas francez 26-vjeçar i njohur për policinë është arrestuar si i dyshuar për ngjarjen e rëndë. Ministri i Brendshëm  Gerald Darmanin tha se viktima, ishte i shoqëruar  nga bashkëshortja e tij  kur u godit me thikë për vdekje.

Ndërhyrja e  një  shoferi taksie bëri që  gruaja të shpëtonte. Agresori  më pas sulmoi dy persona të tjerë, duke i goditur me çekiç. Të plagosurit u dërguan menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Përpara se të ndodhte sulmi autori u dëgjua të thërriste “Zoti është më i madhi”, duke bërë  që autoritetet të dalin në përfundimin se ka qenë një sulm terrorist.

Përpara policisë agresori ishte shprehur  se shumë myslimane po vdesin në Afganistan dhe Palestinë. Autori i  krimit  ka qenë i dënuar më parë me   katër vjet burg për planifikimin e një sulmi tjetër në vitin 2016. Po ashtu ai ka qenë i skeduar edhe si person me probleme të shëndetit mendor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›