E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sulm ndaj civilëve në Kramatorsk; shkon në 11 numri i viktimave/ Biden: Putin është bërë më i pabesë

Numri i të vdekurve në Kramatorsk të Ukrainës pas sulmit me raketa ruse është rritur në 11.

Këtë e ka raportuar Shërbimi Shtetëror i Situatave Emergjente në Telegram.

Raportohet se nga sulmi, 3 prej viktimave ukrainas janë fëmijë.

Nga ana tjetër Ministria ruse e Mbrojtjes tha se objektivi i goditur në granatimet në Kramatorsk nuk ishin civilet, por një “pikë e përkohshme e vendosjes së personelit komandues të Brigadës së 56-të të Këmbësorisë së Motorizuar të Forcave të Armatosura të Ukrainës”, deklaroi  zëdhënësi, Igor Konashenkov.

Nderkohë, Presidenti amerikan Joe Biden tha se homoligu I tij rus  është bërë më I pabesë por është e vështirë të thuhet nëse ai është dobësuar me ngjarjet e fundit nën kërcënimin e grupit mercenar Ëagner.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›