E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm në Pakistan, vriten 3 policë

Policia pakistaneze ka deklaruar se një sulmues i dyshuar vetëvrasës me bombë ka vrarë tre policë, në mesin e të cilëve, edhe një zyrtar i lartë policor lokal, në qytetin veriperëndimor, Peshavar, jo shumë larg rajonit kufitar me Afganistanin.

Policia tha se zyrtari Rashid Kan, shoferi dhe roja e tij, u vranë kur sulmuesi e hodhi veten në erë, afër veturës së tyre, në periferi të Peshavarit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por oficerët e sigurisë shpeshherë ishin cak i sulmeve nga talebanët në Pakistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›