E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm në Sumy të Ukrainës, nëna dhe djali i saj 9-vjeçar vriten në shtëpi nga dronët rusë, plagosen 4 të tjerë (VIDEO) –

Një nënë dhe djali i saj 9-vjeçar u vranë në sulmet me dronë rusë në rajonin kufitar Sumy të Ukrainës, kreu i komandës ushtarake lokale, Oleh Khryhorov.

Dy dronë i vunë zjarrin një shtëpie private dhe e shkatërruan atë, duke vrarë nënën 29-vjeçare dhe djalin e saj, tha Khryhorov në një postim në Telegram.

Katër persona të tjerë u plagosën, përfshirë babain dhe gjyshen e djalit, të cilët u dërguan në spital me djegie të rënda.

Ndërkohë, në qytetin Smila të Ukrainës qendrore, pesë persona u plagosën nga një sulm me dron rus, sipas zyrës së prokurorit rajonal të Cherkasy. Autoritetet e përshkruan sulmin si një sulm masiv ndaj infrastrukturës civile.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka bërë thirrje për presion mbi kompanitë që të ndërpresin furnizimet e komponentëve nga jashtë. Rusia po përdor rreth 220 bomba me rënie të lirë në ditë kundër komuniteteve në vijën e frontit, të cilat i prodhon dhe i përshtat pavarësisht sanksioneve, shkroi ai.

Në një postim në Telegram sot, Ministria Ruse e Mbrojtjes kërcënoi se do ta ngrijë Ukrainën gjatë dimrit.

“Do të ngrini këtë dimër”, shkroi ajo nën një foto të dronëve në fluturim.

Ushtria ukrainase u përgjigj duke postuar një foto të një reje tymi mbi një objekt nafte në Rusi.

“Do të ngrohemi në zjarrin e rafinerive ruse”, tha ajo.

Dimrin e kaluar, Moska kreu sulme masive në rrjetin energjetik të Ukrainës, duke lënë miliona ukrainas pa energji elektrike, ujë dhe ngrohje, ndërsa temperaturat ranë nën zero gradë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›