E Enjte, 5 Nëntor 2026

Sulm në një kopsht në Brazil, 25-vjeçari vret me sëpatë 4 fëmijë

Të paktën katër të mitur janë vrarë tragjikisht me sëpatë në një kopsht të Brazilit. Autori i ngjarjes së rëndë është një 25-vjeçar.

 

Autoritetet raportuan se autori kishte kapërcyer murin për të hyrë në kopshtin privat dhe dyshohet se kishte shënjestruar viktimat rastësisht.

Në momentin e ngjarjes së rëndë në kopsht ndodheshin 40 fëmijë. Autori 25-vjeçar është dorëzuar në polici.

Zyrtarët e qytetit kanë pezulluar mësimet në Blumenau të paktën deri nesër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›