E Diel, 1 Nëntor 2026

Sulm në një shkollë në Sllovaki, një viktimë dhe dy të plagosur –

Një grua 61-vjeçare ka humbur jetën dhe dy persona janë plagosur në një sulm në një shkollë në Staskov, në veriperëndim të Sllovakisë. Shërbimet e emergjencës njoftuan se një prej të plagosurve është fëmijë.

Viktima që ndërroi jetë nga plagët e marra u godit me thikë në gjoks. Shërbimet e urgjencës shtuan dy të plagosurit ishin një grua 44-vjeçare dhe një fëmijë, i cili është në gjendje kritike.

Dy të plagosurit u dërguan në spital. Sipas mediave lokale, sulmi është kryer nga një student.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›