E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm terrorist ne Pakistan 13 te vrare

Një shpërthim në një treg në veri-perëndim të Pakistanit ka shkaktuar vdekjen e të paktën 13 personave dhe dhjetra të tjerë të plagosur.

Shpërthimi ndodhi në zonat tribal të Landi Kotal pranë kufirit më Afganistanin. Sipas autoriteteve paksitaneze, objektiv i sulmit ishin përfaqësues të lartë të një fisi pro-qeveritar që kundërshtojnë rebelët e lidhur me talebanët.

Landi Kotal ndodhet pak kilometra larg kufirit me Afganistanin dhe nyjë e rëndësishme rrugore e shfrytëzuar dikur edhe nga forcat e NATO-s për furnizimin e trupave të ISAF-it. Për momentin përgjegjësia e sulmit nuk është marrë nga asnjë grup.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›