Sulm vetvrases ne Damask 25 viktima

Një sulm vetvrasës me bombë ndodhi mesditën e së premtes në kryeqytetin e Sirisë, Damask, duke shkaktuar 25 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Lajmin e përcollën mediat ndërkombëtare, duke iu referuar Televizionin Shtetëror Sirian. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e quajtur Midan.
Shpërthimi ndodh vetëm dy javë pasi 44 persona mbetën të vrarë në një sulm të ngjashëm, për të cilin autoritetet fajësuan terroristët.
Lagjia Midan në Damask kishte përjetuar së fundmi disa protesta kundër presidentit Bashar al-Assad dhe regjimit të tij. Vëzhguesit e Ligës Arabe ndodhen në Siri në përpjekje për të normalizuar situatën, por dhuna SiriaSiri, opozita sfidon vëzhguesit arabë Siria, akuza Shteteve të Bashkuara Siri, LA: Snajperat, kërcënimi më i madh ka vazhduar me të njëjtën valë pavarësisht prezencës së tyre.
Një banor i Midanit u shpreh për “Reuters” se me dhjetëra ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe se shumë persona kanë dalë në kërkim të të afërmve të tyre.
Opozita siriane: Vëzhguesit, të padobishëm
Udhëheqësi i grupit kryesor opozitar në Siri shtoi presionin mbi Ligën Arabe, duke kërkuar që ata të bëjnë menjëherë një ndryshim ose të largohen nga vendi.
Burhan Ghalioun u shpreh për “BBC” se vendet perëndimore duhet të krijojnë një “zonë të sigurt” brenda Sirisë dhe të imponojnë një ndalim-fluturimi në vendin arab.
Prej një jave, 100 vëzhgues të Ligës Arabe ndodhen në Siri dhe në bazë të planit, ata do të inspektojnë zona dhe krahina të ndryshme të vendit.
Megjithatë, lideri i Këshillit Kombëtar Sirian është i shqetësuar për faktin që prezenca e monitoruesve nuk ka sjellë asnjë qetësim të situatës, ndërsa ata ende nuk kanë shprehur ndonjë qëndrim të fortë ndaj Damaskut zyrtar.
“Pranuam planin e Ligës Arabe për të dërguar vëzhgues në Siri vetëm sepse dëshironim të ekspozonim regjimin përpara opinionit ndërkombëtar. Nuk kemi menduar asnjëherë se monitoruesit do të ndalonin vrasjet. Megjithatë, nëse ata janë vetëm një zë i pafuqishëm përballë asaj që ndodh, mund të largohen nga Siria që tani”, u shpreh Ghalioun.
Sipas aktivistëve, të paktën 24 persona u vranë në vend gjatë së enjtes, ndërsa numri i viktimave në revoltat e nisura që në mars po prek cakun e 6 mijë personave. Më shumë se 600 janë viktima të shkaktuara nga torturat dhe ekzekutimet e kryera në burgje.
Megjithatë, numri i vërtetë i viktimave është i vështirë të përcaktohet, pasi mediat ndërkombëtare nuk kanë asnjë akses në vend.